Operacioni: LAZUZU
Dy vjet më parë, në heshtjen e natës, nisi një urdhër që askush nuk duhej ta zbulonte. Një vend i huaj SIRU, i shtyrë nga ambicie të fshehta, vendosi të godasë zemrën e komunikimit të ARIS-it(nje ISP ne shtetin ARIA). Për këtë mision u zgjodh një grup hakerash, i njohur vetëm me një emër: LAZUZU ose APT_LAZUZU. Detyra e tyre ishte e qartë — të mbillnin kaos në ditën më të rëndësishme të shtetit, kur sytë e botës do të ishin të drejtuar aty.
Viktima? Një ISP i vjetër, por jetik, që lidhte mijëra familje, biznese dhe institucione. Një rrjet që mbante gjallë jo vetëm komunikimet e qytetarëve, por edhe infrastrukturën kritike. Askush nuk e dinte se në heshtje, ai po kthehej në skenën e një kolapsi ne nje dite te rendesishme.
Misteri i vërtetë nis këtu. Çfarë ndodhi më pas? Si arriti LAZUZU të depërtonte në muret e mbrojtjes? Çdo përgjigje fshihet në fragmentet që ju do të gjeni gjatë investigimit.
Ju jeni zgjedhur si ekspert për të zbuluar çfarë ka ndodhur dhe për të zbardhur të vërtetën. Filloni investigimin — hapat tuaj do të përcaktojnë fatin e ARIS.
Autori: M3ch4tr0n